Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar do të zhvendoset te Arkivi Shtetëror

Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, vitin e ardhshëm do të zhvendoset te ndërtesa e Arkivit Shtetëror. Kjo prokurori me vjet është e vendosur në objektin e Gjykatës së Apelit, ndërkaq lokacioni i ri është vetëm 50 metra larg gjykatës, njofton Portalb.

Prokuroria në me konkurs publik ka angazhuar ndërmarrje ndërtimtare e cila do t’ua rregullojë dhe rikonstruojë objektin e Arkivit, i cili tani është zhvendosur te ndërtesa e re nga projekti “Shkupi 2014”, rreth shëtitores së lumit Vardar në qendër të Shkupit.

Për punët ndërtimtare është angazhuar ndërmarrja “Bauer BG” nga Shkupi, e cila për punën ka fituar 640.000 euro që ta rregullojë ndërtesën në afat prej 1 viti.

Sipas listës pronësore, objekti i Arkivit është në pronësi të shtetit dhe ka 1314 metër katrorë dhe oborr prej 7565 metër katrorë.

Nga Shërbimi Informativ i Prokurorisë Shtetërore, thonë se është arritur marrëveshje me ndërmarrjen Bauer dhe nga atje thonë se ndërtesa e Arkivit Shtetëror i është ndarë Prokurorisë që nga viti 2012. Nga atje gjithashtu i treguan edhe arsyet e zhvendosjes së kësaj prokurorie me të cilën udhëheqë, Jovan Ilievski, baxhanak i ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, transmeton Portalb.

“Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për momentin i shfrytëzon hapësirat e Gjykatës së Apelit – Shkup, të cilat hapësira nuk i përmbushin as nevojat teknike për këtë prokurori. Mu për këtë, Qeveria e Maqedonisë, me vendimin numër 41-874/2 më 21.02.2012, Prokurorisë Themelore ia ka dhënë për shfrytëzim ish ndërtesën e Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë. Megjithatë puna specifike e kësaj prokurorie, por edhe rritjet e kompetencave në bazë të ligjit të ri për procedure penale, kërkojnë dhe përshtatje të hapësirave, por dhe pajisjeve tekniko – materiale”, deklarojnë nga Prokuroria.

Ndërtesa e re e Prokurorisë, në krye të së cilës është Zvërlevski, u lëshua për përdorim në vitin 2013. Aty janë vendosur Prokuroria Themelore dhe e Lartë – Shkup, por edhe Prokuroria  e Republikës së Maqedonisë. Objekti kushtoi 13 milionë euro dhe është pjesë e projektit “Shkupi 2014”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button