Pogba befason sërish

Paul Pogba është me kokën ulur, i përqëndruar te topi ku po hedh autografin, apo kushedi ku tjetër mund ta ketë mendjen. Sapo ka dalë nga një makinë, me shumë mundësi pasi ka bërë “shopping” në New York ku ndodhet me pushime, dhe një tifoz e ndal duke e pyetur nëse do të qëndrojë te Juventusi, dhe përgjigja e tij është, “Yeah”.

Po-ja në anglisht për të thënë të vërtetën nuk është dhe aq bindëse pasi Pogba të krijon përshtypjen se nuk e ka dëgjuar me shumë vemendje tifozin, ose ndoshta thjesht është argëtuar edhe një herë duke i befasuar të gjithë, sic bëri pak ditë më parë kur bëri një postim në Twitter duke mashtruar se ishte duke kryer vizitat mjekësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button