Greqia dhe Bullgaria i bëjnë thirrje qeverisë maqedonase që të respektojë sundimin e së drejtës

Greqia dhe Bullgaria kërkojnë nga Ballkani që të tregojë vlerat demokratike dhe të largohet nga mentaliteti i vjetër nacionalist. Ata dërguan mesazh indirekt qeverisë maqedonase që të mbështetet te principet evropiane për sundimin e të drejtës, mbajtjes së vlerave demokratike dhe respektimin e marrëdhënieve fqinjësore.

Deklarata e përbashkët u nënshkrua pas takimit të tretë të përbashkët mes qeverive të dy vendeve, në Sofje. Në të theksohet se stabiliteti dhe qeverisja demokratike duhet të jenë komplementare, e jo të zgjidhet njëra nga këto.

Dy shtetet fqinje Maqedonisë i thanë se anëtarësimi në BE varet nga ajo se sa shteti përmbush kriteret për sundimin e drejtësisë, vlerat demokratike, të drejtat themelore, përfshirjen e shoqërisë qytetare dhe respektimin e mirë ndaj shteteve fqinje si dhe bashkëpunim rajonal.

“Shpejtësia e procesit varet nga principi i ‘në meritat e secilit’ dhe nga reformat e nevojshme që duhet të vazhdojë të zbatohen nëpërmjet një dialogu gjithëpërfshirës demokratik të gjithë shoqërisë, për të siguruar stabilitetin dhe qeverisjen demokratike, në vend që të zgjidhet njëra nga këto dy gjërat “, thuhet në deklaratë.

Mes tjerash, dy shtetet fqinje shprehën brengosje nga ngjarjet në rajon dhe thonë se liderët politik duhet të tregojnë në praktikë që respektohen vlerat demokratike, qeverisja e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe të respektohet interesi i gjithë qytetarëve.

“Dënojmë retorikën nacionaliste dhe aktet jodemokratike dhe përkujtojmë se të gjitha shtetet e Evropës Juglindore janë të obliguara të ndjekin rrugën e integrimit evropian, duke respektuar vlerat dhe parimet e BE-së, si dhe duke braktisur sjelljet dhe qëndrimet negative nga e kaluara”, thuhet shtesë në deklaratën e nënshkruar nga kryeministri grek dhe bullgar.

Përveç kësaj, qeveritë e dy vendeve rëndësi të veçantë i kanë kushtuar edhe bashkëpunimit të ndërsjellët ekonomik, si dhe rritjes së bashkëpunimit mes shërbimeve kufitare për menaxhim më të mirë me krizën e refugjatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button