Në vitin 2015 në Gjermani kanë hyrë 42.300 emigrantë minoren pa prindër

Zyra Federale e Gjermanisë për Statistika ka njoftuar se 42.300 refugjatë minoren të pashoqëruar nga prindërit e tyre kanë hyrë në shtet gjatë vitit 2015, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një kumtesë të publikuar të martën, zyra njofton se shifrat e publikuara shënojnë rritje për 30.700 persona ose 263 përqind krahasuar me vitin paraprak.

Nga ky numër, rreth 91 përqind, ose 38.700 janë të gjinisë mashkullore ndërsa 3.600 fëmijë janë të gjinisë femërore, dhe të gjithë këta në Gjermani kanë ardhur pa qenë të shoqëruar nga prindërit e tyre.

Në vitin 2015, Gjermania u përball me një fluks të madh të emigrantëve.

Mbi një milion kërkuan azil në këtë shtet, shumica prej të cilëve janë shtetas të Sirisë, Irakut dhe Afganistanit.

Refugjatët minoren të pashoqëruar nga prindërit e tyre zakonisht dërgohen për përkujdesje në zyrat shtetërore për mirëqenie të të rinjëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button