Irak, në sulmet me bomba 10 të vrarë

Në shpërthimet me bomba që ndodhën në qytetet Ramadi dhe Bagdad të Irakut humbën jetën të paktën 10 persona ndërsa 27 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e policisë, si pasojë e shpërthimit të bombës së vendosur në rrugë nga ana e organizatës terroriste DAESH në lindje të Ramadi gjatë kalimit të automjetit ushtarak humbën jetën 7 ushtarë ndërsa 13 të tjerë u plagosën.

Nga ana tjetër në rajonin Et-Talibiyye të kryeqytetit Bagdad si pasojë e shpërthimit të një bobme humbën jetën 2 persona ndërsa 5 të tjerë u plagosën.

Një tjetër bombë tjetër shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e 9 të tjerëve.

Autoritetet irakiane theksojnë se sulmet janë kryer nga grupe të lidhura me DAESH-in.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button