Dimitriev: Prioritet të vetëm duhet të kemi interesat shtetërore dhe të qytetarëve

Sot i bashkojmë dy Ilindenët dhe i shprehim respekt i gjeneratës së Ilindenit, ashtu edhe gjeneratës së KAÇKM-së. Sot Maqedonia dhe maqedonasit çdokund në botë shënojnë 113 vite të Kryengritjes së Ilindenit dhe 72 vit të KAÇKM-së, data, pesha e të cilave krijon përgjegjësi edhe ndaj paraardhësve tanë dhe ndaj gjeneratave ton të ardhshme, ndërsa për Maqedoninë, përgjegjësia duhet të jetë më e madhe, përkushtimi – më i fuqishmi, dashuria për punën – e pakursyeshme ndërsa fryma – e pathyeshme, tha kryeministri Emill Dimitriev në fjalimin e tij në shënimin qendror të 2 Gushtit – Ilindenit në “Meçkin Kamen” në Krushevë.

Kryeministri me këtë rast bëri thirrje për unitet të të gjitha kapaciteteve të disponueshme në shtet në proceset për zhvillim dhe prosperitet të atdheut.

“Duhet të tregojmë vullnet të mirë dhe vetëdijesim për dalje nga kriza politike, duke treguar me atë edhe vetëdijesim dhe dëshirë për kthim të shtetit në rrugën normale dhe përkushtim të plotë të punës drejt realizimit të projekteve dhe veprave në interes të qytetarëve. Drejt fokusimit të plotë të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve, por edhe drejt përkushtimit të plotë të përmbushjes së prioritetit tonë kulmor për integrim të plotë në NATO dhe në BE, përkatësisht marrjen e anëtarësimit të barabartë në NATO dhe fillimin e negociatave inkuadruese për anëtarësim në BE, për çka kemi edhe konsensus politik dhe mjaft reforma të realizuara dh kapacitete të dëshmuara”, nënvizoi Dimitriev.

Mu për këtë arsye, shtoi, sot bëjmë thirrje për vetëdijesim dhe ndërgjegjësim në procesin e zgjidhjen e krizës politike dhe daljen nga ajo, në të cilin prioritet i vetëm duhet të jenë interesat shtetërore dhe interesat e qytetarëve.

Fuqishëm i bindur se mbajtja e zgjedhjeve do ta përfundojë krizën politike, Ju bindë, tha Dimitriev, se si Qeveri do të bëjmë gjithçka është në kompetencat tona ë zgjedhjet të jenë të drejta dhe demokratike, i tërë procesi zgjedhor të zhvillohet sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare, ndërsa fushata zgjedhore të kalojë në atmosferë të shkëlqyeshme demokratike. Si shtet, shtoi, kemi kapacitet për diçka të tillë dhe atë e kemi treguar në ciklet e mëparshme zgjedhore dhe mund ta tregojmë edhe tani, dhe nuk ka arsye dhe nuk guxon të jetë më ndryshme sepse ajo nuk është në dobi të secilit që e do këtë shtet.

Pas zgjidhjes së krizës dhe pas zgjedhjeve, Dimitriev theksoi se shteti duhet të hyjë në ujëra më të qeta dhe të fillojë të sigurojë cikët të ri të reformave, projekteve, të përmbushjes së nevojave të secilit qytetar të vendit tonë.

“Maqedonia meriton zhvillim dhe prosperitet. Angazhimet e këtilla duhet të përmbushen, ndërsa për atë jemi përgjegjës par historisë, para vetë nesh, por edhe para gjeneratave të ardhshme të cilave ua lëmë Republikën e Maqedonisë”, porositi kryeministri Emill Dimitriev në fjalimin në “Meçkin Kamen”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button