Kumanovë, mbytet një 13 vjeçare në lum

Një 13 vjeçare ka humbur jetën në Banjën e Kumanovës një ditë më parë. Ministria e Brendshme njoftoi se ngjarja tragjike ka ndodhur teksa vajza e mitur së bashku me dy shoqe të tjera janë futur në basenin e Banjës për t’u larë. Por 13 vjeçarja nuk ka ditur not dhe shumë shpejtë është mbytur.

Sipas njoftimit të policisë, shoqet kanë alarmuar menjëherë Ndihmën e shpejtë, por mjekët kanë mundur të konstatojnë vdekjen e saj. Familjarët e vajzës së mitur sot nuk deshën të komentojnë ngjarjen tragjike. Ndryshe Banja e Kumanovës mbi 10 vite nuk funksionon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button