Maqedoni, qytetarët dhe politikanët në pushim “lufta” vazhdon pas 15 gushtit

Votimi i rebalancit të premten (29 korrik 2016), ishte ngjarja e fundit parlamentare përpara fillimit të pushimeve verore për politikanët, të cilat, zakonisht zgjasin dy javë, njofton Portalb.

Një ditë më herët u votuan edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për Punë të Brendshme, ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, ligjit për Procedurë Penale, ligjit për Kodin Zgjedhor dhe ligjit për Qeveri, në bazë të asaj që janë marrë vesh partitë.

Paralelisht me politikanët, edhe shumë qytetarë kanë shkuar për pushime verore, ndërkaq ajo ndjehet edhe nëpër rrugët e zbrazëte nëpër qytet. Gjithsesi, 2 Gushti, plotësisht i shtyu që ta lidhin vikendin edhe të lidhin edhe ndonjë ditë tjetër pushim.

Pritet që me 15 gusht të përforcohet lufta politike, kur edhe duhet të dihet qëndrimi i trupit ad – hok për rregullimin e mediave, kryeredaktorin e RTVM-së me propozim të LSDM-së, ndërkaq nga fundi i muajit duhet të dihet se a do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button