Një video e IS-it fton për sulme të militantëve në Rusi

Në një video nëntëminutëshe të postuar mbrëmë në rrjetin YouTube, grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), bënë thirrje që militantët të ndërmarrin sulme në Rusi.

Në video shihet një person i maskuar duke e drejtuar një veturë në shkretëtirë, i cili duke e tundur gishtin thotë: “dëgjo Putin, ne do të vijmë në Rusi dhe do të ju vrasim juve në shtëpitë e juaja”.

Ky postim u bë në periudhën kur Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po bisedojnë për shtimin e bashkëpunimit ushtarak dhe të inteligjencës kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe al-Kaidës.

Po ashtu, videoja u transmetua pas një vargu të sulmeve vdekjeprurëse në Evropë gjatë javëve të kaluara, për të cilat përgjegjësinë e ka marrë i ashtuquajturi, Shteti Islamik. /REL

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button