Berisha nga sezoni i ardhshëm titullar te Lazio
Etrit Berisha e ka mbajtur portën e paprekur në miqësoren që Lazio e fitoi ndaj Brightonit.
Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka vendosur përfundimisht të ardhmen e tij pasi sezonin e ardhshëm do të jetë titullar te skuadra e Lazios.
Ashtu si në gjithë miqësoret e deritanishme edhe ditën e sotme Lazio u përfaqësua me portierin e kombëtares kuqezi i cili mbajti të paprekur portën pasi kryeqytetasit fituan 1-0 ndaj Brightonit.
Në minutën e 55-të Berisha u zëvendësua nga kroati i blerë këtë verë, Vargiç i cili pritet të jetë portieri i dytë.