Shkon në 15 numri i të vdekurve nga sulmi në Somali

Si pasojë e një sulmi ndaj Departamentit të Hetimeve Penale (CID) në kryeqytetin Mogadisho, të paktën 8 efektivë të forcave të sigurisë dhe 7 militantë të organizatës terroriste Esh-Shebab, janë vrarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet policore thanë se sulmuesit kanë përdorur një autobombë. Ndërkohë pas shpërthimit të saj militantët kanë hapur zjarr ndaj forcave të sigurisë.

Si pasojë e këtij sulmi të paktën 8 efektivë të policisë kanë mbetur të vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Nga ana tjetër burimet policore thanë gjithashtu se efektivët e sigurisë kanë neutralizuar 7 militantë. Sulmin e mori përsipër Esh-Shebab.

Organizata terroriste Esh-Shebab është themeluar në vitin 2004, ndërsa kontrollon rajone të caktuara në jug dhe në pjesët qendrore të Somalisë. Kjo organizatë është konsideruar përgjegjëse për shumë sulme të armatosura dhe peng marrje në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button