Kolona të gjata në Merdare

Kolona të gjata të makinave po presin për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Merdare.

Nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se udhëtarët po detyrohen të presin më se dy orë për të hyrë në territorin e Kosovës nga kjo pikë, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa, për të kaluar nga Kosova në Serbi qytetarët duhet të presin një orë. Kurse, në pikën kufitare Dheu i Bardh pritja për të hyrë në Kosovë po zgjatë për më se gjysmë ore, e dalja nga Kosova rreth 15 minuta.

Në pikat tjera kufitare gjithçka po shkon siç duhet.

Për t’i evidentuar këto pritje të gjata në dy pikat Merdare dhe Dheu i Bardhë, ku fluksi i kalimtarëve është më i madh pikë, policia ka dalë në teren dhe është duke punuar në këtë drejtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button