Rihet dhe vendoset në vaskë me ujë të ftohtë
Mbrëmë rreth orës 3 të mëngjesit personi D.O nga Manastiri është ftuar nga B.N, L.N dhe M.S, të gjithë nga Manastiri, për të biseduar.
Pasi e kanë sulmuar duke i shkaktuar plagë në kokë dhe trup, personi D.O ka humbur ndjenjat.
Personat e kanë vendosur në vaskë me ujë të ftohtë për tu kthjellur por kur kanë vërejtur se kjo nuk ju ndihmon e kanë dërguar në një shtëpi në Prilep.
D.O ka arritur të largohet dhe është ndihmuar nga banorët e Prilepit duke e dërguar menjëherë në spital.