Kjo histori e vajzës pastrehë është e veçantë (VIDEO)

Historia e kësaj vajze të pastrehë nga Filipine, na mëson edhe një here se “pasioni mund t’i lëvizë njerëzit përtej realitetit, larg mangesive dhe dështimeve”.

Jhalanie Matuan jetonte në rrugët e qytetit Manila. Ajo nuk zbuloi asnjë detaj për arsyet që e detyruan të jetonte në rrugë. Lypte çdo ditë nëpër rrugë dhe ushqehej me mbeturinat e koshave, deri sa një ditë gjeti në to disa lapsa e letra vizatimi. Këto ishin sendet që i dhanë sërish jetë pasionit të saj për artin.

Artistët e famshëm do t’i shisnin veprat e tyre për shuma marramëndëse, por Jhalanie jo. Ajo i shet vetëm 0.32 dollarë. Për të nxjerrë shpenzimet e ditës. Pasi çmimi ishte më i ulët se 1 dollarë, veprat u shitën në kohë rekord. Fitimet që nxirrte nga shitja e tyre ishin sigurisht më të larta se ato që nxirrtë duke lypur.

Një person që e pa në rrugë duke vizatuar, postoi disa foto të veprave në rrjetet sociale dhe menjëherë u mblodhën disa njerëz që e ndihmuan me rroba, ushqim, por edhe mjete për të vazhduar artin.

Coco Torre, një artsite që ishte e punësuar në një galeri, pasi dëgjoi historinë e saj mendoi ta ndihmonte të realizonte ekspozitën e saj. Coco publikoi ekspozitën në rrjetet sociale dhe mijëra njerëz e vizituan atë nga afër. Ekspozita morri titullin “Ëndrrat e bulevardit” dhe 40 veprat u shitën brenda pak orëve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button