Vizita e Putinit në Slloveni, në kohën e tensioneve me perëndimin

Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin mbërriti sot në Lubjanë në aeroportin Jozhe Puçnik, në vizitën e tij të tretë, kësaj radhe jozyrtare në Slloveni, raporton Anadolu Agency (AA).

Putin në aeroportin më të madh të Sllovenisë arriti me një vonesë prej gati një orë e gjysmë. Arsyeja ishin obligimet e pa prolongueshme të brendshme që presidenti rus kishte para nisjes, prandaj Kabineti i tij i ka kërkuar falje kryetarit të Sllovenisë, Borut Pahor.

Presidenti rus arrin në Slloveni, në kohën e marrëdhënieve të tendosura midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian, anëtare e së cilës është edhe Sllovenia që nga viti 2004, për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me Ukrainën dhe aneksimin rus të Krimesë.

Putini mbërriti në Slloveni me ftesë të homologut të tij slloven Pahor, me të cilën në përfundim të vizitës së tij një ditore do të zhvillojë një takim kokë më kokë në Bërdo. Të dy udhëheqësit do të diskutojnë për përmirësimin e marrëdhënieve tradicionalisht të mira politike dhe ekonomike mes dy vendeve.

Një nga simbolet e lidhjes midis dy popujve është kishëza ruse në kalimin malor më të lartë slloven Vërshiç mbi Kranjska Gorë. Në këtë vend malor në Slloveni, në lartësi mbidetare prej mbi 1.600 metrash, para 100 vitesh të burgosurit rusë kanë ndërtuar faltoren ruse, si monument për shokët e tyre të rënë në Luftën e Parë Botërore, të cilët humbën jetën në një ortek.

Në kalimin malor Vërshiç pritet të vijnë rreth 2.500 qytetarë të akredituar, të cilët do ti nënshtrohen një kontrolli të rreptë të sigurisë në disa pika kontrolli.

Pas fjalimeve dhe vendosjes së luleve, Presidentët Putin dhe Pahor do të niset drejt varrezave qendrore të Lubjanës -Zhale. Putin atje do të hapë monumentin “Të gjithë bijtë e Rusisë dhe Bashkimit Sovjetik që humbën jetën në territorin e Sllovenisë gjatë dy luftërave të mëdha botërore”.

Në tetë shtylla të larta të monumentit janë shkruar emrat e mbi 3.000 të burgosurve rusë të luftës dhe ushtarëve të cilët humbën jetën në Slloveni.

Vizita një-ditore do të përfundojë me takimin të darkës mes Vladimir Putin dhe Borut Pahor me delegacionet e përbashkët në kështjellën e Bërdos.

Presidenti slloven Pahor më parë për mediat sllovene tha se vizita e Putinit është një mundësi ndërtimin e besimit dhe dialogut. Politikanët sllovenë janë munduar që të theksojnë se vizita ka thjesht karakter përkujtimorë, ndërsa Kremlini thanë se vizita ka pjesën memoriale dhe pjesën e punës.

Disa dhjetëra shtetas ukrainas, që supozohet se rreth 2.000 jetojnë në Slloveni, sot kanë organizuar një protestë përpara Ambasadës ruse në Lubjanë, për shkak të ardhjes së Putinit me mesazhin “Ne jemi për një Evropë paqësore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button