Ibrahimoviç pritet të debutojë në fanellën e Manchester United-it

Tifozët e Manchester United-it me padurim presin debutimin e parë të futbollistit Zlatan Ibrahimoviç në fanellën e këtij klubi, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për kanalin televiziv Manchester United, Ibrahimoviç shprehu kënaqësinë që ndeshjen e parë do ta zhvillojë në vendin e tij të lindjes në Suedi. Atje forcat do ti masin Manchester United dhe Galatasaray.

“Atje të gjithë më presin. Shumë flitet për mua dhe jam i emocionuar që ndeshja e parë zhvillohet në vendin tim”, tha Zlatan Ibrahimoviç para ndeshjes me Galatasaray-in.

Ai tha se do të zbret në fushë për t’iu ofruar lojë të mirë tifozëve. Ibrahimoviç ka theksuar se shumë ka stërvitur dhe se në klubin e ri ka lojtarë cilësor.

Nga ana tjetër, mediat britanike thonë se Manchester United ka realizuar shitje rekorde të fanellës së Ibrahimoviçit. Thuhet se klubi ka përfituar 76 milionë paund. Shitja e madhe e fanellave akoma vazhdon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button