Joe Biden në Kosovë, më 17 gusht

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë Kosovën më 17 gusht, mëson KTV-ja.

Gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë, Biden do të takohet me krerët kryesorë politikë në vend.

Ai pritet që të vërtetojë mbështetjen e parezervë të administratës së Presidentit Barack Obama për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës.

Biden është njëri prej përkrahësve më të mëdhenj të Kosovës, dhe në respekt të tij, së fundi qeveria e Kosovës e ka emëruar një magjistrale, me emrin e djalit të tij të ndjerë, Boe Biden.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button