Policia flet për detajet e incidentit në “BeerFest”

I lënduar në këmbën e majtë nuk është lënduar nga arma e zjarrit. Këtë e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësi policor Daut Hoxha.

Hoxha ka thënë se ka qenë një situatë paniku dhe se raportimet e para kanë qenë se një person është plagosur me armë zjarri, por është verifikuar që nuk ka ndodhur ashtu.

“Është raportuar rreth orës 22:55 për të shtëna me armë dhe policia ka dalë në vend të ngjarjes… Ai person nuk është lënduar me armë zjarri, por nga një mjet tjetër i fortë që ka hasur gjatë ikjes”, ka thënë Hoxha për Koha.net. Ai më tej ka thënë se dyshimet fillestare janë se personi që ka shtënë me armë ka qenë një i dehur që ka shtënë në ajër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button