Erdogan sulmon gjeneralin e SHBA-ve: Dije vendin tënd!

Presidenti i Turqisë ka sulmuar gjeneralin e përgjithshëm amerikan Joseph Votel, duke e akuzuar atë se po mban anën e “komplotistëve”

Kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, Gen Votel , tha se burgosja e disa udhëheqësve ushtarakë mund të dëmtojë bashkëpunimin ushtarak turko –amerikan, shkruan BBC.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se Gen Votel duhet të falënderoj Turqinë për sigurimin e demokracisë.

“18.000 persona janë arrestuar deri më tani”, tha ministri i brendshëm i Turqisë.

“Ne sigurisht që kemi pasur marrëdhënie me shumë prej udhëheqësve turq apo udhëheqësve ushtarakë në veçanti, unë jam i shqetësuar për atë se çfarë ndikimi do të ketë në marrëdhëniet tona në të ardhmen”, tha Gen Votel.

Presidenti Erdogan, dënoi komentet duke thënë se “nuk varet nga ju marrja e atij vendimi. Kush jeni ju? Dije vendin tënd! Ti po e merr anën e komplotistëve në vend të falënderimit të këtij shteti për mundjen e grusht-shtetit të dështuar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button