SHGM solidarizohet me gazetarët dhe mediat turke

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, iu bashkangjit nismës të Federatës ndërkombëtare të gazetarëve (FNG) dhe të Federatës europiane të gazetarëve (FEG) kundër valës së sulmeve ndaj lirisë së mediave dhe të drejtave të njeriut në Turqi.

Në kuadër të aksionit, SHGM sot i dërgoi letër ambasadorit turk në Shkup, E.T. Ymur Sholendil, ku shpreh shqetësim e thellë për mbylljen masive të mediave dhe arrestimit të gazetarëve, që zhvillohet në Turqi, pa përpjekjes për grushtshtet.

Në letër, kryeari i SHGM, Naser Selmani, fton qeverinë turke të përmbahet nga sulmet e reja ndaj mediave dhe gazetarëve.

“Besojmë se gjendja e jashtëzakonshme nuk duhet të përdoret si alibi për spastrime në media, si dhe në sektorë të tjerë të shoqërisë. Çenzura në media për shkak të kritikave kundër politikave të qeverisë është e paligjshme, qoftë edhe gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme”, theksohet në letër.

SHGM dhe të gjitha anëtarët e FNG dhe FEG ftojnë qeverinë turke të respektojë konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të drejtat sociale dhe lirinë së fjalës. “Ju inkurajojmë të kultivonin kulturën ku në tërësi respektohet liria e shtypit”, thuhet në letër.

Në këtë link mund të gjeni emrat e gazetarëve dhe të pronarëve të mediave të burgosur. Në emër të mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë në Turqi Ju ftojmë të nënshkruani peticionin e Amensti Interneshënëll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button