Këta janë dy vëllezërit kosovar që Amerika krenohet me ta (Video)

Dy vëllezër të cilët i mbijetuan fatkeqësive të luftës si fëmijët në Kosovë kanë kthyer ikjen e tyre në një histori të suksesit në Detroit të Amerikës.

Për historinë interesante të vëllezërve është bërë një storie televizive nga Carolyn Clifford, për televizionin “WXYZ-TV Channel 7” në të cilën tregohet jeta e vëllezërve që nga ikja e tyre nga lufta e Kosovës, deri në sukseset e tyre që dikur ishin vetëm ëndërr, transmeton lajmi.net.

Gjatë stories flasin edhe vëllezërit Edi Demaj dhe Etrit Demaj, e këta tregojnë detaje të ikjes se tyre nga Kosova në Maqedoni dhe më pas në Amerikë.

Pasi mbërritjes në Amerikë vëllezërit thonë se kanë punuar shumë për të arritur këtu ku janë sot, dhe se sipas tyre çdo gjë që njeriu dëshiron ajo arrihet vetëm më punë dhe “këtë mundësi ta ofron Amerika më mirë se çdo vend tjetër”.

Vëllezërit atje kanë nderuar kompanitë e tyre dhe kanë shumë të punësuar dhe puna që ata bëjnë i mahnitet shumë njerëz.

Për më shumë shikojeni video:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button