МАТТО: Kompanitë e Maqedonisë ta vazhdojnë bashkëpunimin me kompanitë turke

Oda Ekonomike Maqedoni-Turqi (МАТТО) me seli në Shkup që numëron 57 kompani vendore dhe turke më një kapital të investuar turk në Maqedoni që kap shifrat mbi një miliard euro, së fundmi ka informuar opinionin afarist për zhvillimet e fundit në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Jemi të vetëdijshëm se nuk mund të ndalojmë efektin që mund të kenë zhvillimet e kësaj natyre pavarësisht se ku ndodhin. Në Republikën e Turqisë më 15 korrik 2016 ndodhi një përpjekje për grusht shtet kundër rendit kushtetues dhe vullnetit të popullit nga përkrahësit e organizatës FETO brenda ushtrisë për çka u soll vendim për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme nga shkaku i gjetjes së personave të cilët shkaktuan një gjë të tillë”, thuhet mes tjerash në kumtesë.

Nga МАТТО thonë se kjo ka imponuar nevojën për informacione lidhur me bashkëpunimin e kompanive nga Maqedonia me partnerët e tyre turq për të shtuar se gjendja e jashtëzakonshme zbatohet vetëm ndaj elementeve që rrezikojnë demokracinë.

“Qeveria e Republikës së Turqisë garanton se zhvillimet ekonomike dhe institucionet do të vazhdojë të funksionojë normalisht, dhe do të mundësohet një sistem i qëndrueshëm monetar dhe bankar. Turqia në krahasim me vitin 2015 ka shënuar rritje të prodhimit industrial për 5.6 për qind dhe Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 4.8 përqind një nga 5 vendet me rritje më të shpejtë të në botë. Prodhimi në të gjitha fabrikat ka vazhduar normalisht. Nuk ka sanksione apo pengesa në eksport dhe import të mallrave dhe gjithçka vazhdon të funksionojë normalisht. Lira turke shënoi rënie për rreth 4 përqind por se është stabilizuar”, thuhet në njoftim.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë në 5 muajt e parë të vitit 2016 mes Maqedonisë dhe Turqisë është realizuar këmbim tregtar në vlerë prej 175 milionë dollarë amerikanë.

Kjo shifër krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015 përfaqëson një rritje prej 21.5 përqind. Në të njëjtën periudhë shënohet rritje në eksport për 19.8 përqind dhe rritje e importit për 22 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button