Dimova: 24 milionë euro të reja BE i shkurton për Maqedoninë

“Republika e Maqedonisë falë pushtetit të papërgjegjshëm të Nikolla Gruevskit ka kthyer 24 milionë euro – mjete të pakthyeshme nga komponenta e tretë e IPA 1 fondeve, të cilat kanë qenë të planifikuara për zhvillim rajonal. Këto janë 24 milionë të reja për të cilat ju njoftojnë! Anash janë ato qindra miliona euro nga IPA2 programin që BE i ka tërhequr dhe asnjëherë nuk do të arrijnë në vend”, tha deputetja e LSDM-së, Lidija Dimova, duke shtuar se në vend që të punohet për thithjen e këtyre fondeve, Gruevski dhe Ali Ahmeti me miliona euro i fusin në borxh qytetarët, njofton Portalb.

Dimova thotë se këto 24 milionë euro të cilat Qeveria patjetër e ka t’i kthejë në Bruksel, kanë qenë për infrastrukturë me zgjatjen e rrjetit të Evropës Juglindore.

“Me këtë ndihmë është paraparë që të përmirësohet infrastruktura, të mbrohen hapësirat e ambientit, pastrim të ujërave të zeza, ekologji etj., por Maqedonia i humbi mjete, edhe atë kur nëpërmjet euro-obligacioneve pushteti i futë në borxh qytetarët”, thotë Dimova.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button