Banka Popullore: Sistemi financiar i Maqedonisë është stabil

Në kushte të ndodhive të pa-lakmueshme, sistemi financiar i Maqedonisë e ka mbajtur stapiblitetit. Ky ka qenë përfundimi i takimit të rregullt të sotëm në Bankën Popullore mes përfaqësuesve të lartë të institucioneve që janë kompetentë për rregullimin dhe për mbikëqyrjen e segmenteve të departamenteve nga sistemi financiar i Republikës së Maqedonisë, njoftojnë nga kabineti i guvernatorit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dimitar Bogov, njofton Portalb.

Në takim kanë marrë pjesë përfaqësues nga Ministria e Financave, Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimit, Agjencisë për Mbikëqyrje të Financimit kapital të Sigurimit Pensional, Komisionit të Letrave me vlerë dhe të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.

“Në takim është diskutuar për lëvizjet dhe rreziqet me të cilat përballen segmentet e departamenteve nga sistemi financiar i Republikës së Maqedonisë dhe për institucionet përkatëse mbikëqyrëse, por edhe për nevojën dhe ndërmarrjen e aktiviteteve personale ose të koordinuara për në të ardhmen. Më pas, është përfunduar se kushtet janë të pa-lakmueshme për shkak të ndodhive, sistemi financiar i Maqedonisë e ka mbajtur stabilitetin e saj. Është diskutuar edhe për përparimin dhe zhvillimin e rregullores dhe standardeve për punën e institucioneve financiare, në bazë të praktikave ndërkombëtare dhe me direktiva të Bashkimit Evropian”, thonë nga kabineti i Bogovit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button