Kanada, refugjatët në paraburgim tashmë 14 ditë në grevë urie

Rreth 50 refugjatë të cilët po mbahen në dy reparte të ndryshme të paraburgimit në qendrat e pranimit në Ontario të Kanadasë, tashmë 14 ditë janë në grevë urie, raporton Anadolu Agency (AA).

Scott MacDonald, i cili llogaritet si zëdhënës i katër refugjatëve të paraburgosur tha se greva e urisë do të vazhdojë deri se t’iu mundësohet takim me ministrin për Siguri Publike, Ralph Goodal.

“Me sa kam kuptuar këta njerëz kanë vendosur të mbajnë grevë deri sa nuk takohen me ministrin”, ka thënë MacDonald. Sipas tij, refugjatët e arrestuar kanë kërkuar që të kufizohet periudha e paraburgimit në maksimum prej 90 ditësh, si dhe të kenë trajtim njerëzor.

MacDonald theksoi se refugjatët të cilët janë në paraburgim në dy njësi të paraburgimit nuk hanë asgjë, vetëm pinë ujë. Nuk dihet se nga cilat vende vijnë, nëse janë refugjatë ose emigrantët që thyejnë ligjet e Kanadasë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button