KS i OKB-së vazhdon mandatin e forcave paqeruajtëse në Qipro

Këshilli i Sigurimit (KS) i Kombeve të Bashkuara (OKB) e vazhdoi për gjashtë muaj mandatin e Forcave Paqeruajtëse në Qipro (UNFICYP), raporton Anadolu Agency (AA).

KS i OKB-së pranoi me votë unanime rezolutën për rinovimin e datës së mbarimit të detyrës së UNFICYP-it më 31 janar 2017.

Në tekstin e rezolutës, shprehet vlerësim pozitiv për përparimin e negociatiave mes liderit të Qipros turke dhe asaj greke që po zhvillohen për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse.

Anëtarët e KS të OKB-së i bënë thirrje palës turke në Qipro dhe Forcave të Armatosura të Turqisë që ta rikthejnë ‘status quo’-në ushtarake në Akyar (Strovilia) që kishte ekzistuar para qershorit të vitit 2000.

Në thirrjen drejtuar palëve, anëtarët e KS të OKB-së kërkuan marrjen e të gjitha masave për rritjen e sigurisë dhe marrëveshje për hedhjen e hapave të mëtutjeshëm që do të kontribuonin në të ardhmen.

Përveç kësaj, KS i OKB-së u bëri thirrje të dyja palëve që ta lejojnë qasjen te të burgosurit dhe ta lehtësojnë heqjen e minave të mbetura në zonën tampon dhe kërkuan nga palët t’i zgjerojnë operacionet e arrestimit jashtë zonës tampon.

UNFICYP, një nga misionet paqeruajtëse më të gjata të OKB-së zhvillon detyrën në ishull që nga viti 1964.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button