Ja si të zhdukni njollat e djersës
Çfarë ju duhet:
1 filxhan uthull
1/2 filxhan sodë të bukës
1 lugë çaji me kripë
1 lugë çaji me hidrogjen peroksid
Udhëzimet:
Shumica mendojnë se njollat shkaktohen nga djersa por në fakt janë rezultat i një reaksioni mes antiperspirantëve me bazë alumini dhe trupit tuaj. Të luftoni humbjen e ngjyrës, zhyteni bluzën në një enë të mbushur me uthull dhe 2 gota ujë të nxehtë, lëreni të zhytur për 20 minuta.
Përzieni sodën e bukës, kripën peroksidin e hidrogjenit derisa të formohet një pastë. Largoni bluzën nga uthulla dhe shtrydheni butësisht derisa të bëhet e lagur. Shtrini bluzën dhe filloni të shtresoni përzierjen aty ku ka njolla. Peroksidi i hidrogjenit është agjent zbardhues, soda e bukës dhe kripa bashkëpunojnë që të largojnë njollën. Lëreni të pushojë ashtu për 20 minuta.
Futeni buzën tuaj në lavanderi me rrobat e tjera të bardha.