A po keqtrajtohen të akuzuarit e Grupit të Kumanovës?! Raufi konfirmon Xhaferi ia hedh përgjegjësinë MPB së

Avokati Naser Raufi thotë se klientët e tij që janë pjesë e Grupit të Kumanovës vazhdojnë të keqtrajtohen. Ai thotë se njëri prej tyre, Sevdail Miftari i ka dy këmbët e thyera dhe është në gjendje të rëndë, duke u trajtuar nga ambulanca e burgut.

‘’Prej fillimit të këtij procesi, prej ditës së parë të arrestimit të këtyre të akuzuarve është përdorur dhunë e cila po përdoret deri në ditët e sotme. Kjo e fundit është ndaj Sevdail Miftari i cili gjendet në burgun e Shkupit dhe unë sot e vizitova këtë të arrestuar, i kishte të dy këmbët e thyera prej dhunës d.m.th prej njësive special, prej një polici praktikisht dhe është i rrahur në vet gjykatën, d.m.th para se të bëhet transporti në burgun e Shutkës’’, tha Raufi.

Avokati Raufi thotë se do të intervenojë deri të trupi gjyqësor, për marrjen e dokumenteve mjekësore, që ato ti ketë si prova materiale. Ai thotë se për këto raste të keqtrajtimeve Ministria e Drejtësisë nuk i është përgjigjur shkresave të tij.

Ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi në një deklaratë për TV21 thotë se të paraburgosurit në burgje trajtohen ashtu siç parasheh ligji. Sipas tij, ankesat për keqtrajtim theksojnë se të paraburgosurit po keqtrajtohen gjatë transportit nga burgjet deri tek gjykatat. Sipas tij, përgjegjësia për këtë i takon MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button