Zgjidhen 4 anëtarë të Këshillit të Prokurorëve, mes tyre aktivisti i BDI-së

Vazhdon partizimi i gjyqësorit. Sot në Kuvend deklaratë solemne dhanë 4 anëtarët e rinj të këshillit të prokurorëve publik, mes të cilëve edhe Arbër Isaku, njofton Alsat M.

Sipas të dhënave zyrtare për punën financiare të partive politike, të publikuara nga Enti shtetëror i revidimit, Isaku të paktën deri vitin e kaluar ka qenë aktivist i BDI-së. Ai mund të shihet se e ka paguar anëtarësimin për vitin 2015.

Përveç këtij informacioni, sipas Raportit për shpenzimet dhe të ardhurat nga fushata zgjedhore e vitit 2014, që BDI e ka dërguar deri te Enti shtetëror i revidimit, anëtari i sapo zgjedhur i Këshillit të prokurorëve publik, Arbër Isaku ka qenë njëri nga gjithsej 24 donatorët. Me shumën prej 5 mijë eurove, Isaku i ka dhënë mbështetje financiare partisë së Ahmetit në betejën për vend më shumë në parlament. Ndryshe, përvojën e vetme në sferën e gjyqësorit ky jurist e ka pasur duke punuar si përkthyes në gjykatën themelore të Tetovës. Vitet e fundit ka punuar si këshilltar në Qeveri dhe Kuvendin e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button