Valls: Franca ka nevojë për një kulture të re sigurie pas sulmit në Nicë

Kryeministri francez Manuel Valls tha se Franca duhet sërish të mendojë rreth kulturës së saj të sigurisë, pas skandalit për shkak të menaxhimit të qeverisë me forcat e policisë në Nicë natën e sulmit ku u vranë 84 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Valls të hënën në stacionin televiziv BMF tha se “vendi ka nevojë për një ndryshim të thellë në kulturën e sigurisë”. Por, duke mos shpjeguar më tej se çka nënkupton kjo.

Ai qëndroi në mbrojtje të ministrit të Punëve të Brendshme të Francës, Bernard Cazeneuve, i cili po përballet me akuzat se zyra e tij ka ushtruar presionin mbi zyrtarët e policisë lokale për të fshehur mungesën e punonjësve të policisë gjatë natës së kobshme të 14 korrikut.
Cazeneuve ka mohuar veprime të tilla dhe ka paralajmëruar se do të ngre padi për shpifje.

Valls tha se akuzat janë përpjekje e opozitës konservatore për të destabilizuar qeverinë.

Presidenti francez François Hollande ka urdhëruar një hetim të brendshëm të policisë për ngjarjet në Nicë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button