LSDM paralajmëron padi penale kundër Minoskit dhe Brishkovskës

LSDM, sot ka deklaruar se do të paraqesë padi penale kundër ministrit të Financave, Kiril Minoski dhe kundër zëvendësministres së Drejtësisë, Biljana Brishkovska, për shkak të, siç thonë ata, dhënies së paligjshëm të ero-obligacionit, njofton Portalb.

Nga LSDM, thonë se Minoski e ka dhënë euro-obligacionin në mënyrë të paligjshme, gjegjësisht kundër nenit 18, paragrafi 6 nga ligji për borxh publik, ndërkaq Brishkovsla “në mënyrë të paautorizuar ka marrë pjesë në konferencën me invelstitorët kur është arritur marrëveshje e krimit financiar prej 450 milionë euro”.

“Minoski dhe Brishkovska e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, në mënyrë të paligjshme i kanë futur në borxh qytetarët e Republikës ë Maqedonisë dhe për këtë patjetër duhet të mbajnë përgjegjësi. I pari si përgjegjës për dhënien e euro-obligacionit, e dyta si person zyrtar e cila nuk a qenë e autorizuar të kryejë veprim të caktuar. Euro-obligacioni prej 450 milionë euro është i paligjshëm dhe LSDM do të vazhdojë ta kontestojë të njejtën si borxh publik”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga partia opozitare, shtojnë se përveç Minoskit dhe Brishkovskës, paraqitje do të pritet edhe për personat e tjerë pjesëmarrës nga partia të cilët kanë qenë të përfshirë në procedurë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button