E hëna shënon rënie të çmimit global të naftës

Çmimi global i naftës ka shënuar rënie të hënën si pasojë e shqetësimit nga furnizimi i tepërt, raporton Anadolu Agency (AA).

Marka ndërkombëtare e naftës “Brent” fillimisht ka rënë në 45.88 dollarë për fuçi për të arritur mëngjesin e sotëm në 45.94 dollarë për fuçi që shënon 0.33 për qind çmim më të ulët nga dita e kaluar.

Tregu ishte dëshmitar i rënies së çmimit të naftës si pasojë e rritjes së furnizimit në nivel të prodhimit global që ka rritur shqetësimet për tepricë në treg.

Çmimet e naftës në korrik lëvizën mes 45 dhe 50 dollarë për fuçi, pasi më herët, më konkretisht në shkurt të këtij viti arritën çmimin më të ulët të shënuar këtë vit, 30 dollarë për fuçi që u imponua nga teprica në furnizim dhe nga kërkesa e vogël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button