Shpërbëhet garda elitare presidenciale e Turqisë

Turqia ka vendosur që ta shpërbëjë gardën elitare presidenciale, pasi që pothuajse 300 anëtarë të saj janë arrestuar pas përpjekjes së pasuksesshme për grusht shtet.

Një pjesë e ushtarëve, të cilët kanë mrrë pjesë në pushtimin e televizionit shtetëror turk TRT gjatë tentativës për puç kanë qenë pjesëtarë të gardës presidenciale, deklaroi për agjencinë Anadoll, kryeministri turk Binali Jëlldërëm.

Ai tha se është vendosur që ai njësit më të mos ekistojë dhe se për këtë nuk ka nevojë.

“Nuk do të kemi më gardë pesidenciale, nuk ka as nevojë, as qëllim”, tha ai për televizioni Al Haber. Garda presidenciale ka 2.500 ushtarë, ndërsa të paktën 283 anëtarë janë arrestuar pas përpjekjes për puç. Një javë pas puçit të pasuksesshëm në Turqi janë arrestuar më shumë se 13 mijë njerëz, prej të cilëve pjesa më e madhe ushtarë, ndërsa mes tyre ka edhe policë, gjykatës, profesorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button