Formula 1, Hamilton shënon fitore në Hungari

Piloti britanik me bolidin e Mercedesit, Lewis Hamilton shënoi fitoren në garën e 11-të të këtij viti në Formula 1 e cila u mbajt sot për Çmimin e madh të Hungarisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gara në pistën Hungarorin ofroi duel interesant që nga fillimi i sfidës deri në fund të garës. Bëhet fjalë për një pistë sfiduese ku pilotët bënë 70 xhiro dhe kaluan 306 kilometra deri në cak.

Hamilton festoi fitoren e tij të pestë këtë sezon ndërsa të 48-ën në karrierë.

I kualifikuari i dytë ishte kolegu i skuadrës së Hamiltonit dhe deri më tani lideri në renditjen e Formula 1, Nico Rosberg, i ndjekur nga Daniel Ricciardo nga Red Bul Racing dhe Sebastian Vettel nga Ferrari.

Në pozitën e pestë dhe të gjashtë janë Max Verstappen nga Red Bul dhe Kimi Raikkonen nga Ferrari ndërsa kjo dyshe zhvilloi betejën më interesanti të këtij dueli.

Prej sot Hamilton është lider në renditjen e pilotëve me 192 pikë ndërsa kolegu i tij i skuadrës Rosberg me 186 pikë.

Riccardo prej sot është i treti me 115 pikë ndërsa Raikkonen një pozitë më poshtë, gjegjësisht në vendin e katërt.

I pesti është Vettel me 110 dhe i gjashti Verstappen me dhjetë pikë më pak.

Gara e radhës do të mbahet javën e ardhshme më 31 korrik për Çmimin e madh të Gjermanisë edhe atë në pistën në Hockheinheim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button