Dhjetra të vrarë dhe mbi 160 plagosur në Afganistan

Një bombë e fuqishme shpërtheu sot gjatë një proteste masive në kryeqytetin Kabul të Afganistanit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 29 persona u vranë dhe 160 të tjerë u plagosën në këtë shpërthim, njofton Zëri i Amerikës.

Shpërthimi ndodhi ndërsa mijëra pjesëtarë të komunitetit hazar kish dalë në protestë me kërkesën për vendosjen e një linje elektrike në provincën Bamian, e ku ata jetojnë në varfëri.

Dëshmitarët dhe gazetarët thanë se sulmi duket se ishte kryer nga një person vetëvrasës. Autoritetet afgane thonë se numri i viktimave pritet të rritet. Akush nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

Presidenti Ashraf Ghani e dënoi dhunën, duke thënë se ajo ishte vepër e “terroristëve dhe oportunistëve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button