Kosovë, SHBA mbështet fuqimishëm realizimin e objektivave të Ministrisë së Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Dhurata Hoxha ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Greg Delawie, të shoqëruar nga zëvendës ambasadori dhe njёherit udhëheqësi i misionit tё USAID-it, James Hope.

Në një njoftim zyrtar nga Ministria e Drejtësisë thuhet se Ministrja Hoxha falënderoi ambasadorin Delawie për ndihmën, bashkëpunimin dhe mbështetjen për institucionet e sigurisë dhe të ligjit, duke siguruar vazhdimin e këtij bashkëpunimi, sidomos në sundimin e rendit dhe ligjit.

“Përkrahja për gjykatat dhe gjykatësit, mbështetja institucionale, siguria dhe mbrojtja e qytetarëve, reformat në kodin penal dhe procedurën penale, si dhe mos ndikimi i politikës në gjyqësor do të jenë prioritetet kyçe”, u shpreh ministrja Hoxha.

Ndërkohë, ambasadori Delawie shfaqi përkrahjen e parezervë për ralizimin e objektivave dhe përballimin e sfidave të Ministrisë së Drejtësisë, duke u shprehur se “Mbështetja dhe bashkëpunimi me Ambasadën e SHBA-ve do të jetë çelësi kyç në bashkërendimin e punëve”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button