BE gjobit Agjencinë e vlerësimit financiar “Fitch” me 1.37 milion euro

Agjencia Evropiane për Letrat me Vlerë dhe Tregjet (ESMA) ka gjobitur Agjencinë ndërkombëtare të vlerësimit financiar “Fitch” me 1.37 milionë, raporton Anadolu Aagency (AA).

Sipas ESMA, “Fitch” u gjobit me 1.37 milionë euro për shkelje të rregullave të Bashkimit Evropian (BE).

Në sqarim thuhet se është konstatuar se disa analistë të agjencisë, të dhënat e rëndësishme ua kanë përcjellë zyrtarëve të lartë të agjencisë, para se të njëjtat t’i publikohen popullatës.

Në mesin e lëshimeve të “Fitch” theksohet edhe rasti i vitit 2012, kur është ulur vlerësimi financiar i Sllovenisë. Pra, “Fitch” është dashtur që 12 orë më herët ti informojë zyrtarët sllovenë, por kjo nuk ka ndodhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button