Prokuroria ka hapur hetim për rastin me “nusen police” nga Manastiri

“Prokuroria Publike kompetente ka hapur hetim për rastin e “nuses police” nga Manastiri, që para disa ditësh, LSDM nëpërmjet një konferencë për shtyp publikoi fotografi ku shihet se ajo gjuan me pistoletë automatike gjatë dasmës së saj”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.Nusja police nga Manastiri

Edhe pse në kumtesën e Prokurorisë Publike nuk janë theksuar detaje konkrete nga rasti, megjithatë është e qartë se bëhet fjalë për këtë rast.

“Pas shumë shkrimeve në shumë media të cilat kanë shkruar për dasmën në të cilën është përdorur armë, por edhe për ngjarje tjera në të cilën e njëjta armë është përdorur ku ka indikacione edhe për kryerjen eventuale të veprave penale, në drejtim të informimit të publikut, Prokuroria Publike thekson se për këtë rast ka hapur lëndë përpara disa ditëve”, qëndron në kumtesën e Prokurorisë.

Nga atje njoftojnë se në kuadër të veprimeve hetuese është dërguar urdhër deri te Ministria e Punëve të Brendshme për “procedurën e mëtutjeshme.

Përndryshe, LSDM publikoi pamje në të cilat shihet se e punësuara në SPB Manastir, gjatë martesës së saj është fotografuar dhe ka shtënë me automatik, transmeton Portalb.

Sipas informatave të LSDM-së, e punësuara para një periudhë të shkurtër ka marrë edhe vendim për punë në SPB Manastir, menjëherë pas mbarimit të shkollës ekonomike.

“Babai i nuses i cili i ndihmon që të gjuajë me armë, është njëri ndër koordinatorët e VMRO – DPMNE-së për rajonin e Manastirit dhe është bashkëpunëtor i afërt i Nikolla Gruevskit. Dasma e të punësuar në MPB, e cila gjuan me armë të policisë dhe ushtrisë ka ndodhur muajin e kaluar”, thanë nga LSDM. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button