Gjykata ia vazhdon arrestin shtëpiak Taleskit

Gjykata Penale e Gjykatës Themelore Shkupi 1, e ka pranuar kërkesën e PSP-së dhe ia ka vazhduar arrestin shtëpiak kryetarit të Manastirit, Vlladimir Taleski edhe për 30 ditë.

Kryetari i Manastirit dhe 22 persona dyshohen për keqpërdorim me transportimin e nxënësve në Manastir, ku sipas lëndës së Prokurorisë Speciale “Transportuesi“, ai bashkë me disa bashkëpunëtorë i kanë bërë dëm buxhetit të shtetit për plotë 360.000 mijë euro.

Përndryshe, dje pas marrjes në pyetje, kryetari i Manastirit ka thënë se bëhet fjalë për procedurë të imponuar dhe sipas tij, nuk mundet në bazë të një inçizimi të bëhet një fushatë e shpifjesh kundër tij.

Në lidhje me tenderët për transportimin e nxënësve të Manastirit, Taleski tha se procedurat kanë qenë transparente dhe se atë do ta dëshmojnë, transmeton Portalb.

I pyetur rreth informatave se nga arresti shtëpiak e udhëheqë komunën, kryetari i Manastirit është përgjigjur “Ka vendim nga  Prokuroria që unë patjetër ta respektoj”.

Taleski nga  arresti shtëpiak kërcënon një gazetar me padi

I dyshuari i parë i “Transportuesit”, nga arresti shtëpiak i është kërcënuar me padi gazetarit nga Manastiri, Sime Alushevski, botues i gazetës “Ego”.

Në kërcënimet kundër gazetarit, Taleskit i është bashkëngjitur edhe sekretari i Komunës së Manastirit, Sllobodan Bonaçovski, i cili gjithashtu është i dyshuar në lëndën “Transportuesi”.

Taleski të shtunën i ka dërguar letër gazetarit në fjalë, me kërkesë që në afat prej 48 orëve të kërkojë falje publike dhe ta tërheqë një tekst të publikuar më 28 prill me titullin “Transportuesi”, pasi që sipas tij, ka qenë me deklarata shpifëse dhe ofenduese. /Portalb

Rasti “Transportuesi” – 22 të dyshuar në rastin e PSP-së “Transportues”, për 11 kërkohet paraburgim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button