Poposki: të respektohet marrëveshja

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot deklaroi se marrëveshja e arritur dje midis partive është e rëndësishme të respektohet, pasi që është kyçe për politikën e jashtme të Maqedonisë dhe do të thotë rekomandim pozitiv nga BE-ja.

“Pësuam dëm shumë të madh nga kriza politike në periudhën e kaluar dhe mendoj se çdo hap drejt uljes së pasigurisë dhe ndonjë mundësi më e madhe për atë se kur mund të mbajmë zgjedhje është çështje pozitive për Republikën e Maqedonisë”, vlerëson Poposki.

Sipas tij, tani është e rëndësishme që ajo që është dakorduar të respektohet, që është kyçe për politikën e jashtme të Maqedonisë dhe rekomandim pozitiv nga BE-ja.

“Nga ana tjetër duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk kemi problem me njerëz të cilët kanë problem të dakordohen, problemi më shumë është që ta ruajnë atë që janë dakorduar. Është sinjal pozitiv lidhur me BE-në, pasi që presim raport për progres në tetor, ndërsa pa marrëveshje për zgjedhje me siguri ky raport do të ishte shumë më negativ. Ne bëjmë gjithçka që mundemi që rekomandimi të mbetet”, tha Poposki.

Theksoi se marrëveshja nuk është e mjaftueshme për rekomandimin, por është e rëndësishme ajo të zbatohet në praktikë. “Kjo varet edhe nga zhvillimi i ngjarjeve në periudhën e ardhshme. Me fjalë të tjera, shumë më e rëndësishme është që ajo që është dakorduar të zbatohet në praktikë dhe prandaj mendoj se duhet të apelojmë deri te të gjithë, duke i përfshirë edhe ata faktorë të cilët në periudhën e kaluar treguan se mund të dakordohen, ndërsa të mos e zbatojnë atë që janë dakorduar, të përpiqen të dalin nga kjo matricë, pasi që dëmi do të jetë më i madh për tërë shtetin”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button