Vazhdojnë bisedimet për dalje nga kriza politike në Maqedoni

Bisedimet mes partive politike duhet të vazhdojnë sot pasi që dje sërish nuk është arritur marrëveshje. Këtë e deklaroi ambasadori i SHBA­së, Xhes Bejli dje pas përfundimit të takimit në Klubin e Deputetëve, njofton Portalb.

Bisedat për ingerencat e ministrit të Punëve të Brendshme dhe për qeverinë teknike, e cila do t’i zbatojë zgjedhjet dje ka zgjatur dy orë.

Përndryshe, pas dy orëve bisedime në Klubin e Deputetëve, pa zgjidhje të krizës politike mbaroi edhe raundi i djeshëm i bisedimeve mes partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, njofton Portalb.

“Marrëveshje nuk ka, bisedimet do të vazhdojnë nesër”, deklaroi pas takimit, ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli.

Artan Grubi

Përpara takimit, përfaqësuesi i BDI-së, Artan Grubi tha se dallimet janë minimale dhe se u shprehë optimist se ata mund të tejkalohen dhe sot të arrihet marrëveshje përfundimtare.

“Bisedimet po zhvillohet në atmosferë konstruktive. Dallimet janë shumë minimale dhe jemi afër marrëveshjes. Shpresoj se do të arrijmë marrëveshje sot ose më së vonti nesër, ndërkaq datë e vetme e mundshme për zgjedhje për këtë vit është 11 dhjetori”, tha Grubi, transmeton Portalb.

Nikolla Todorov nga VMRO – DPMNE, tha se LSDM, vazhdimisht i refuzon propozimet, ndërkaq partia e tyre është vazhdimisht konstruktive dhe jep propozime që të arrihet zgjidhje përfundimtare.

“Kryesisht, bisedohet për dy punë. Njëra është që pas mbarimit të zgjedhjeve të përfundojë Qeveria e Përzhinës dhe puna e dytë nuk mund të bëhet keqpërdorim dhe pastrim partiak masiv në MPB” , tha Todorov.

Ai shton se nëse LSDM, i pranon këto dy, sipas tij, parime racionale, sot do të arrihet marrëveshje, përcjellë Portalb.

Sipas përfaqësueses së LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, megjithatë, VMRO – DPMNE, ikë nga zgjedhjet e rregullta dhe nga Marrëveshja e Përzhinës.

“Vlerësoj se Maqedonisë sa më shpejtë të jetë i mundur i duhen zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe për atë propozojmë zgjidhje dhe nuk hapin çështje të reja”, thotë Sheqerinska.

Përndryshe, bisedimet e partive politike po zhvillohen në Klubin e Deputetëve, ndërkaq marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Delegacionit Evropian në Shkup dhe ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button