Lëvizja BESA: E mbështesim protestën “Largo deponinë nga qyteti!”

“Duke qenë dëshmitarë të një katandie të mjedisit jetësor në Tetovë, që nga ndotja e ajrit, deponitë e egra gjithandej dhe djegia e tyre, por edhe mungesa e ujit të pijshëm, Lëvizja BESA (Departamenti i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor), ashtu siç ka qenë gjithnjë në mbështetje të zërit që kërkon mirëqenie mjedisore, edhe kësaj radhe do ta mbështetë protestën “Largo deponinë nga qyteti!”, që do të organizohet nga lagjja “Dardania” më 20 korrik në Tetovë”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Ata shtojnë se, në frymë të premtimeve nuk janë vetëm që të reagojnë, por edhe të protestojnë, bashkë me banorët, duke i mbështetur ata në këtë të drejtë legjitime natyrore.

“Në këtë mënyrë do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, derisa Komuna e Tetovës ta kuptojë se cila është detyra e saj dhe derisa në qytetin tonë të mos mbeten deponi të egra vend e pa vend, të cilat e rrezikojnë jetën e qytetarëve tanë”, shtojnë nga Lëvizja BESA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button