Sërish vendoset linja në relacionin Stamboll-New York
Fluturimet e Turkish Airlines (THY) të linjës Stamboll – New York, i cili pas tentimit të grusht shtetit nga ana e ushtarëve besnik ndaj organizatës terroriste FETO/PDY u pezulluan përkohësisht, përsëri janë aktivizuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas një ndërprerjeje të shkurtër, fluturimet për SHBA filluan përsëri me fluturimin e avionit të Turkish Airlines TK 003 për në New York.
Punonjësit e THY u shpërndanë lule dhe dhurata të tjera pasagjerëve të cilët ishin duke pritur për fluturimin e mëngjesit në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy (JFK).
Rikujtojmë se administrata Federale e Aviacionit të SHBA-ve (FAA) më 16 korrik, ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve nga SHBA-të në Stamboll dhe nga Stambolli në SHBA, deri në urdhërin e radhës.