UEFA publikon emrat për futbollistin më të mirë në Evropë

Të nominuarit për lojtarin më të mirë në Evropë në sezonin 2015/2016 janë si Gareth Bale (Uells, Real Madrid), Gianluigi Buffon (Itali, Juventus), Antoine Griezmann (Francë, Real Madrid), Toni Kroos (Gjermani, Real Madrid), Lionel Messi (Argjentinë, Barcelona), Thomas Muller (Gjermani, Bayern), Manuel Neuer (Gjermani, Bayern), Pepe (Portugali, Real Madrid), Cristiano Ronaldo (Portugali, Real Madrid) dhe Luis Suarez (Uruguaj, Barcelonë), u vendos me votat e 55 anëtarëve të jurisë të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA).

– Anëtar i ri i jurisë nga Kosova –

Juria si çdo vit, përbëhet nga një gazetar nga vendet anëtare të UEFA-s, kurse këtë vit numëron 55 persona për shkak të bashkëngjitjes së përfaqësuesit nga Kosova. Në bazë të votave dhe pikave të mbledhura, dhjetë lojtarët e përmendur kanë hyrë në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz, i cili do të ndahet tradicionalisht në ceremoni solemne, gjatë shortit të Ligës së Kampionëve, këtë vit më 25 gusht në Monako.

Lista e të nominuarve do të reduktohet pas raundit të dytë të votimit, rezultatet e së cilës do të publikohen më 5 gusht. Atëherë do të dihet se kush do të jenë tre lojtarët që do të hynë në raundin e tretë dhe të fundit, kurse fituesi do të shpallet pas votimit në ditën e zgjedhjes të lojtarit më të mirë në Evropë në Monako.

Në raundin e parë gjithsej ishin nominuar 37 lojtarë, duke përfshirë edhe dy nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Luka Modriç (Kroaci, Real Madrid), i cili përfundoi në vendin e 16-të, dhe Jan Oblak (Slloveni, Atletico Madrid), vendi i 30-të.

Titullin e lojtarit më të mirë në Evropë nga viti 2015, e mbanë Lionel Messi. Fituesit e mëparshëm të çmimit të lojtarit më të mirë në Evropë janë Cristiano Ronaldo (2014), Franck Ribery (2013), Andres Iniesta (2012) dhe sërish Lionel Messi (2011).

– Si lojtare më të mira të futbollit në Evropë janë nominuar –

Krahas zgjedhjes së lojtarit më të mirë në Evropë, 20 anëtarët e jurisë së UEFA-s zgjodhën dhjetë kandidate si lojtare më të mira të futbollit në Evropë në sezonin 2015/2016. Në listën e ngushtë për këtë çmim kanë hyrë: Camille Abily (Francë, Lyon), Ada Hegerberg (Norvegji, Olympique Lyon), Amandine Henry (Francë, Olympique Lyon/ Portland Thorns), Saki Kumagai (Japoni, Olympique Lyon), Eugenie Le Sommer (Francë, Olympique Lyon), Amel Majra (Tunizi, Olympique Lyon), Dszenifer Marozsan (Gjermani, Frankfurt/ Olympique Lyon), Louisa Necib (Francë, Olympique Lyon), Alexandra Popp (Gjermani, Wolfsburg) dhe Wendie Renard (Francë, Olympique Lyon).

Në të dyja konkurrencat, kandidatët për çmimin mund të jenë lojtarë apo lojtare të futbollit të cilët kanë luajtur në një nga garat e sezonit 2015/2016, nën kujdesin e UEFA-s, duke përfshirë edhe kampionatet kombëtare të shteteve anëtare të UEFA-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button