Kina fillon manovra të reja ushtarake në Detin e kontestuar të Kinës Jugore

Marina kineze ka mbyllur një pjesë të Detit të Kinës Jugore për të kryer këtë javë stërvitje ushtarake, disa ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare në Hagë vendosi kundër kërkesave të Pekinit për sovranitet mbi pjesën më të madhe të detit të kontestuar.

Administrata detare e provincës Hainan të hënën njoftoi se pjesa juglindore e ishullit do të jetë e mbyllur deri të enjten, pa precizuar se për çfarë stërvitjesh bëhet fjalë.

Gjykata e Hagës vendosi kundër pretendimeve të Kinës për të drejtat në Detin e Kinës Jugore, një çështje e dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare nga Filipinet.

Gjykate e Përhershme e Arbitrazhit tha se nuk janë gjetur prova se Kina ka të drejtë historike që të ushtrojë kontroll ekskluziv mbi pjesën më të madhe të Detit të Kinës Jugore.Pekini zyrtar pretendon se ka të drejta pothuajse në të gjithë Detin e Kinës Jugore, duke përfshirë shkëmbinjtë nënujorë dhe ishujt. Megjithatë, Gjykata në vendimin e saj theksoi se Kina ka shkelur sovranitetin e Filipineve, dhe kjo ka shkaktuar “dëme serioze të mjedisit ndaj koraleve të shkëmbinjve nënujorë”, me ndërtimin e ishujve artificialë.

Kina para vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë u ka dërguar ftesa marinarëve të demobilizuar dhe oficerëve për stërvitje ushtarake, konfirmon media shtetërore.

Kina ushtron të drejtën në pjesën më të madhe të Detit të Kinës Jugore, përmes së cilit çdo vit kalojnë mallra me vlerë prej pesë mijë miliardë dollarë. Interesat e Pekinit ndeshen me interesat e Filipineve, Vietnamit, Malajzisë, Tajvanit dhe Bruneit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button