Heroi i Nicës që ndihmoi në ndalimin e kamionit vrasës

Mes masakrës, në Promenade des Anglais, të enjten, pati edhe një hero: Një motoçiklist që bëri një përpjekje dramatike për të ndaluar përparimin vrastar të kamionit. Në kohën që kamioni hyri në shëtitoren e mbushur me mijëra që sapo kishin parë fishekzjarret e Ditës Kombëtare, një motoçiklist shihet në një video amatore, duke ecur me shpejtësi drejt automjetit të madh, të bardhë, shkruan RevistaClass.Sulmi në Nicë, Francë

Motoçiklisti më pas kërceu nga motori që ende lëvizte, fillon të vrapojë drejt kamionit dhe shihet duke u ngjitur anash tij. Nuk dihet nëse motoçiklisti ka qenë polic.

Një gjerman, Richard Gutjahr, ka thënë për Associated Press që ai filloi të dëgjonte thirrjet nga ballkoni i katit të pare, mbi shëtitore dhe pa jashtë një kamion të madh që po lëvizte ngadalë në rrugë ku nuk duhej të kishte lëvizje automjetesh.

Gutjahr, me profesion gazetar, mori telefonin dhe filloi të filmonte. Ai ka thënë që pa sesi kamioni po ndiqej nga policët. Pastaj motoçiklisti vrapon pas kamionit, kërcen nga motori dhe kapet pas derës së kamionit.

Huffington Post shkruan që ky person arriti të përleshej me shoferin e automjetit, duke i marrë nga dora pistoletën që ai e kishte përdorur për të qëlluar një polic. Personi, sipas kësaj mediaje, ka ngadalësuar ecjen e automjetit dhe policia ka mundur të qëllojë Mohamed Lahouaiej Bouhlel, që ndodhej në timon. Një polic dhe një police kanë qëlluar dhe e kanë vrarë, duke i dhënë fund makthit.

Gutjahr ka thënë për AP që policë të ndryshëm, në këmbë, morën shenjë dhe goditën në xhamin e përparmë të kamionit. Pati lajme të pakonfirmuara që motoçiklisti u përplas nga kamioni.

“Nuk po e kuptoja çfarë po ndodhte, derisa ai njeri i guximshëm, hipi në kamion,” ka thënë ai.

Një ligjvënës francez, Éric Ciotti, tha për radio Europe 1 që një police grua qëlloi mbi shoferin.

Përparimi u ndal nga një njeri “me guxim të jashtëzakonshëm” që kërceu në pjesën e përparme të makinës, ka thënë Ciotti.

Policët hynë me shpejtësi brenda dhe e zbritën poshtë shoferin, ka thënë ai. “Në atë moment, që ndërhyri motoçiklisti, policia mundi ta ndalte. Nuk do e harroj kurrë pajmen e gruas që ndaloi vrasësin ”, ka thënë ai.

Zyra e Bashkisë së Nice-s konfirmoi të premten që Mohamed Bouhlel, 31 vjeç, rezident i qytetit, ishte shkaktar i ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button