Todorov: VMRO-DPMNE kërkon që të pamundësohen pastrime partiake në MPB

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Shëndetësisë, Nikolla Todorov u cili e përfaqëson VMRO­-DPMNE­-në në bisedat ndërpartiake, deklaroi se pret që të arrihet marrëveshje në takimin e sotëm që u mbajt në rezidencën e ambasadorit amerikan, Xhes Bejli.

“U bisedua për ingerencat e ministrit të Punëve të Brendshme dhe për atë se deri kur ministrat e popozuar prej opozitës do të jenë në Qeveri. VMRO-­DPMNE kërkon që derisa LSDM-­ja humb në zgjedhje, ministrat e tyre të Punëve të Brendshme dhe të Punës dhe Politikës Sociale dhe zëvendësministrat plotësues të tërhiqen menjëherë pas zgjedhjeve, ndërsa nëse fiton për këtë nuk ka nevojë. VMRO­-DPMNE kërkon pamundësimin e ndryshimeve masovike partiake në MPB gjegjësisht se nuk ka pastrime të mëdha partiake në MPB”, njofton Todorov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button