Libër zie për viktimat në sulmin terrorist në Nicë

Në Ambasadën e Republikës së Francës në Shkup prej sot deri të mërkurën do të hapet Libri i zisë për viktimat në sulmin terrorist në Nicë.

Siç paralajmëroi të premten ambasadorja e Francës në Maqedoni, Lorens Oer, të gjithë ata që dëshirojnë të shkruhen në Librin e zisë, këtë mund ta bëjnë në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 13:00.

Në sulmin terrorist në Nicë, të cilin në Ditën e Bastijes e kreu Mohamed Bulel, shtetasi francezotunizian 31 vjeçar, e humbën jetën 84 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Shteti Islamik. Në Francë është shpallur tre ditë zie për viktimat në sulm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button