Kazakistan, sërish sulm, të paktën 3 policë të vrarë

Të paktën tre policë janë vrarë sot në mëngjes kur një burrë i armatosur hapi zjarr para ndërtesës së drejtorisë së policisë në qendër të qytetit të Kazakistanit, Almati, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme e Kazakistanit.

“Shkëmbim zjarri filloi para zonës së drejtorisë policore në rajonin e Almatit, pas çka burri i armatosur vazhdoi të lëviz nëpër rrugët e qytetit dhe të gjuajë”, deklaroi një përfaqësues i Ministrisë.

Dëshmitarët okularë në ngjarje në rrjetet sociale kanë publikuar një burrë të veshur në të zeza i cili ka hapur zjarr ndaj një grupi të policëve të cilët kanë tentuar ta pengojnë automobilin që ai e drejtonte. Pas të shtënave burri gjoja ka ikur në drejtim të panjohur.

Pas ngjarjes, rajoni rreth drejtorisë policore dhe selisë së komitetit për siguri kombëtare në Almati janë bllokuar nga ana e policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button