Juventusi i tregoi Interit se ku e ka vendin
Juventusi e ka mposhtur Interin në derbin e madh italian. Skuadra e Antonio Contes i është përgjigjur në mënyrën më të mirë skuadrës së Mazzarit pas disfatës në ndeshjen e parë.
3:1 ishte fitorja e Juventusit në këtë sfidë. Lichtsteiner në minutën e 15 shënoi për 1:0.
Në fillim të pjesës së dytë, Juve shpërtheu duke shënuar dy gola brenda 10 minutave. Chiellini në minutën e 47 dhe Vidal në minutën e 56 realizuan për 3:0. Rolando në minutën e 72 shënoi golin e nderit pr Interit.
Me këtë fitore, Juventusi mbetet lider i padiskutueshëm në Serie A me 59 pikë, ndërsa Interi pothuajse humbë gjasat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.